Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë dhe inspektorëve komunalë, të cilët janë pjesë e stafit të AME-së, me qëllim identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e masave konkrete për zvogëlimin e rreziqeve dhe parandalimin e fatkeqësive. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, identifikimi i nevojave specifike nga terreni dhe ndarja e përvojave për zgjidhjen e sfidave. Pjesëmarrësit propozuan ide dhe qasje të reja për të përmirësuar procesin e monitorimit dhe inspektimit, duke rritur efektivitetin në parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e qytetarëve nga fatkeqësitë.
Punëtoria përfundoi me rekomandime konkrete për përmirësimin e proceseve ekzistuese dhe identifikimin e hapave të mëtejshëm për avancimin e menaxhimit të emergjencave në nivel lokal dhe qendror.